Zaev në Kuvend: Shpreh keqardhje që nuk u arrit marrëveshje me Selën


Kryeministri Zoran Zaev prej foltores së Kuvendit ka thënë sot se gjithkush nga cilado parti qoftë do të përballet me ligjin.

Ai madje ka shprehur keqardhje që nuk u arrit marrëveshje për pushtetin ekzekutiv, duke aluduar në partinë e Selës, Aleanca për shqiptarët, raporton Medial.mk.

“Të mos tentojë dikush të ndikojë në institucionet. As që kam menduar as edhe marrë ndonjë informacion për urgjencë në institucionet e drejtësisë. Pa dallim cilës parti i takon do të përballet me ligjin”, ka thënë Zaev.