Gjorçev: VMRO nuk kthehet në Kuvend


Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, ka thënë për POST.mk, shefi i përkohshëm i grupit parlamentar të kësaj partie Vllatko Gjorçev.

Ai është shprehur se janë të revoltuar nga vendimi i gjykatës për paraburgimin deputetëve të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

“Kjo është situatë e re, vazhdimi i paraburgimit për 29 të akuzuarit…Për Krishtlindje dhe Vitin e Ri është njerëzore, ata të jenë në shtëpi, jo në paraburgim. Për bashkëpunim duhet dy palë, kryetari i VMRO-së Mickoski zgjati dorën”, ka thënë Gjorçev.