Grubi godet Selën: Demagog, dyftyrsh, e mori në qafë partinë e tij, jo edhe qytetarët


Pas intervistës së fundit të liderit të ASH-së, Ziadin Selës, menjëherë ka reaguar deputeti i BDi-së, Artan Grubi duke e thumbuar Selën. Sipas tij Sela sonte ka qenë demagog, dyftyrsh dhe mashtrues.

Ja postimi i tij në Facebook

“Më thonë je i vrazhdtë në vlerësimet, por jo edhe i gabuar.
Më thonë se përplasem shumë, por jo që jam i padrejtë.

Nuk mund të hesht vis-a-vis mashtrimit, demagogjisë, dyftyrësisë, edhe në rast se ky denoncim i imi rezulton me pasoja personale për mua me fushatë të paskrupulltë.

Për shembull, ai thotë:
1. Lsdm parti vrastare e shqiptarëve
Më pas thotë, jo, jam nxjerrur nga konteksti.
2. Zaev mashtrues
Më pas thotë, jo, jam nxjerrur nga konteksti.
3. Maqedonasit janë kanibal dhe të egër
Më pas thotë, jo, jam nxjerrur nga konteksti.
4. Ali Ahmeti ka organizuar rastin Monstra.
Më pas thotë, jo, jam nxjerrur nga konteksti.
5. Ali Ahmeti ka organizuar rastin e Kumanovës
Më pas thotë, jo, jam nxjerrur nga konteksti.
6. Ali Ahmeti ka organizuar rastin e 27 prillit.
Më pas thotë, jo, jam nxjerrur nga konteksti.

Dhe në fund, nxirret nga qeveria sepse shpesh qenka nxjerrur nga konteksti.

Nuk ia zë për të madhe sepse ka humb arsyen në deklarimet publike si dhe në veprimet e përditshme. Këtë e konstatojnë edhe bashkëpartiakët e tij e aq më tepër qytetarët.

E mori në qafë partinë dhe bashkëpartiakët e vet, fatmirësisht jo edhe qytetarët.”