Grubi: Ligji për Këshillin Gjyqësor, u votua pa “Aleancën” dhe Lëvizjen Besa


Deputeti i BDI-së dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane Artan Grubi nëpërmjet statusit në profilin e tij në Fejsbuk përshëndeti votimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor i cili siç theksoi, është pjesë e rekomandive të Pribe-së dhe Komisionit të Venecias.

Në vijim statusi i tërsishëm i Kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi:

“Sot e miratuam Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të RM. Ky ligj reformues rrjedh nga rekomandimet e Pribesë dhe të komisionit të Venecias.

Koalicioni opozitar Aleancë me Besë dhe VMRO nuk e përkrahën këtë ligj shumë të rëndësishëm dhe nuk u paraqitën fare në seancë.”