Zaev: Ligji duhet të jetë i barabaratë për të gjithë


Kjo qeveri gjithçka hasi në krim. Sipas informacioneve të mia, ka thënë Zaev, bëhet fjalë për dhjetëra e dhjetëra lëndë potenciale për hetim nga Prokuroria Publike e cila gjithsesi do të tregojë nëse ka diku dyshime bazë për hapjen e procedurave të mundshme gjyqësore për cilindo i cili në mënyrë potenciale ka gabuar para ligjit, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në kuvend, përcjell Fol.

”Flas hapur, pavarësisht nëse është i LSDM-së, BDI-së, ASH-së, VMRO-s, Besës, prej të gjitha partive politike në vend, ligji duhet të jetë për të gjithë i njëjtë. Nuk do të ketë asgjë prej shtet juridik e as prej reformave nëse tentojmë që dikë ta mbrojmë dhe ta paraqesim të pafajshëm para drejtësisë”, theksoi kryeministri.

Ai shtoi se gjykatësit dhe prokurorët obligohen të sjellin vendime në pajtim me kushtetutëm dhe ligjet në pajtim me bindjet personale.