Takim Zaev-Palmer: SHBA-ja mbetet partnere dhe mbështetëse e Republikës së Maqedonisë


Kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës dyditëshe të punës në Britani të Madhe u takua me u.d. zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euroazi në Departamentin amerikan të SHBA-së, Methju Palmer. Palmer në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, i ka përshëndetur përpjekjet e qeverisë së re për reforma demokratike. Ai e ka mbështetur […]

Kryeministri Zaev në takim pune të BE-së me Ballkanin Perëndimor në Sofje


Kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në takimin e punës të kryetarit të KE-së, Zhan Klod Junker dhe kryeministrit të Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov, si kryeministër i një vendi kryesues me BE-në me shefat e shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor, që më 1 mars do të mbahet në Sofje, Republika e Bullgarisë. […]

Mickovski u takua me eurodeputetët Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, ës bashku me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikollovski dhe anëtarin e Komitetit ekzekutiv, Dragan Danev realizoi takim me eurodeputetët, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, thuhet në kumtesën e dërguar nga VMRO-DPMNE. Në takim, siç ceket në kumtesë, u bisedua për gjendjet aktuale, për stagnimin me integrimet evropiane dhe […]

VMRO-DPMNE distancohet nga protesta e nesërme për çështjen e emrit


VMRO-DPMNE nuk do të jetë pjesë e protestave të nesërme, kundër çështjes së emrit, të cilat do të organizohen nga Kongresi Botëror Maqedonas (KBM). Kjo parti ka vendosur që të distancohet nga kjo protestë. “E respektojmë të drejtën demokratike, të garantuar me kushtetutë, për protestë. Secili mund të vendosë të organizojë ose të merr pjesë […]

Sheqerinska: Do të bëjmë gjithçka për të hyrë në NATO


Maqedonia bën angazhim maksimal për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO, dhe nëse nuk ka zgjidhje tani, atëherë kurrë më nuk do të ketë. Kështu vlerëson ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila thotë se Maqedonia bën gjithçka nga ana e saj për të plotësuar kriteret e aleancës, por se nuk mund të mbajë […]

SHGM akuzon Presidencën për censurë, Presidenca: Jeni të keqinformuar!


Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë thotë se këshilltarë nga kabineti i presidentit Gjorge Ivanov kanë thirrur afro 20 gazetarë në presidencë, dhe i kanë shtyrë që të nënshkruajnë gjoja certifikata sigurie. Sipas Naser Selmanit, gazetarët kanë denoncuar se janë thirrur në presidencë në grupe të izoluara nga njëri prej këshilltarëve të Ivanovit, gjoja për t’u […]

Ndërtimi i Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ende pa një vendim


Deri në fundi të kësaj jave ose fillimit të javës që vjen do të dihet vendimi i Qeverisë për ndërtimin e Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, gjegjësisht nëse objektet e reja të Klinikave do të ndërtohen në lokacioni e njëjte apo do të dislokohen. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ditëve në vijim […]

Dialogu i munguar ndërpartiak, Xhaferi: kjo “sëmundje fëmijësh” do të tejkalohet


Eurodeputetët, Vajgël, Kukan dhe Flankenshtain, në Shkup, kanë ardhur edhe me misionin e ringjalljes së iniciativës “Zhan Mone”, me qëllim të rikthimit të dialogut mes partive politike. Për këtë qëllim janë edhe takimet me kreun e VMRO-së, Kristian Mickovskin, nënkryetaren e LSDM-së, Radmilla Sheqerinskën dhe kreun e Kuvendit, Talat Xhaferin. Eurodeputetët presin që qeveria dhe […]

“Katimerini”: Propozim marrëveshja ka shtatë pika


Emri, spektri i përdorimit, gjuha, identiteti, përdorimet tregtare, shkurtesat dhe akronimet janë shtatë pikat që i përmban propozimi grek në draft marrëveshjen, sipas gazetës “Katimerini”. Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, këto në fakt janë edhe pikat që vet Koxiasi i ka përmendur, në intervistën për televizionin shtetëror ERT, muajin e kaluar, kur për […]

Dy ministra të BDI-së largohen nga Qeveria


Ministri i Drejtësisë, Bilent Saliji dhe një ministër tjetër i kabinetit qeveritar pritet të ndërrohen dhe se në vend të tyre të vijnë emra të tjerë. Kjo bëhet e ditur nga burime të LSDM-së që duan të ketë emra të tjerë në Ministrinë e Drejtësisë. Nuk përjashtohet që edhe në drejtësi të ulet një ministër […]

Kosap: Maqedonia të qëndrojë në reformat e planifikuara


Maqedonia të qëndrojë në reformat e planifikuara që do të mundësonin marrjen e datës për fillim të bisedimeve, është porosia kryesore nga Konferenca e 13-të e Komisioneve Parlamentare për çështje dhe integrime parlamentare të vendeve të inkuadruara në procesin e stabilizimit dhe asocimit nga EJL- Kosap. Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov […]

Zaev për “Shpigel”: Emri pa përkthim është i papranueshëm


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në intervistë për “Shpigel” thotë se pret të gjendet zgjidhje me Greqinë për çështjen e emrit, por konsideron se nuk është i domosdoshëm ndryshimi i Kushtetutës dhe se marrëveshja eventuale mund të garantohet me marrëveshje ndërkombëtare. E papranueshme, ashtu siç citon, është ndryshimi i emrit të shtetit me emër i […]

Bejli: Qytetarët duhet të kërkojnë llogaridhënie


SHBA dhe Evropa i ndihmuan Maqedonisë që të dalë nga ajo që quhej krizë e thellë politike, theksoi ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, në konferencën e komisioneve parlamentare për çështje evropiane të shteteve të përfshira me procesin për stabilizim dhe asocim nga EJL – Kosap, i cili mbahet sot në Shkup. Bejli konsideron se […]

Rama: BE-ja të jetë më bujare me Shqipërinë dhe Maqedoninë


Nga Londra, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që BE-ja të jetë më bujare sa i takon Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në fjalën e tij në Samitin për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Rama tha se BE duhet të jetë më inkurajuese për procesin e integrinmit. “Do të theksoja se është thelbësorëe që ky proces të jetë përcjellë me […]

Vajgëll: Opozita të kyçet në punën e Parlamentit


Eurodeputeti Ivo Vajgëll, i cili është raportues për Maqedoninë në PE, i bëri thirrje opozitës të përfshihet në punën e Parlamentit. Potencoi se pushteti dhe opozita duhet të punojnë së bashku për më mirën e shtetit. Vajgëll i cili merr pjesë në konferencën e sotme në Kosap, tha se edhe pushteti duhet të ketë parasysh […]

Maqedonia nën dëborë, temperaturat nën zero


Dëborë më shumë ka në Mavrovë ku është formuar trashësi e dëborës prej 78 centimetra. Në Llazaropole ka 51 centimetra, Krushevë 41, Pozharan 38, Gjurishtë 25, Dibër dhe Tetovë 20, Dojran dhe Pretor 17, Manastir 16, Shkup dhe Topollçan 15, Gjevgjeli 14, Strumicë 12, Shtip nëntë, Demir Kapia tetë, Berovë dhe Kriva Pallanka shtatë, Vinicë […]

Mançevski në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë


Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski po merr pjesë në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, Spanjë, ku do të ketë mundësi me kolegët e tij nga Evropa dhe bota që të shkëmbejë përvoja në pjesën e dixhitalizimit. Siç deklaroi MSHIA-ja, në margjinat e kongresit i cili filloi dje, ndërsa mbaron më 1 […]

Junker e konfirmoi të ardhmen evropiane të Maqedonisë, kërkoi përkushtim në reformat


Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, i shoqëruar nga eurokomisari për zgjerim Johanes Han, e zgjodhën pikërisht Maqedoninë si destinacion të parë në kuadër të turit të tyre nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të së cilës e prezantojnë Strategjinë për zgjerim të Unionit me vendet e rajonit. Sollën mesazh për konfirmimin e […]

Kryeministri Zaev në Samitin investues për Ballkanin Perëndimor në Londër


Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar sot në Londër do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor për tërheqjen e investimeve të huaja. Në Samitin investues, i cili është në organizim të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të marrin pjesë shefat e qeverive të të gjitha gjashtë vendeve të […]