Vajgëll: Opozita të kyçet në punën e Parlamentit


Eurodeputeti Ivo Vajgëll, i cili është raportues për Maqedoninë në PE, i bëri thirrje opozitës të përfshihet në punën e Parlamentit. Potencoi se pushteti dhe opozita duhet të punojnë së bashku për më mirën e shtetit.

Vajgëll i cili merr pjesë në konferencën e sotme në Kosap, tha se edhe pushteti duhet të ketë parasysh se opozita VMRO-DPMNE ende është partia më e fuqishme politike në Parlament dhe mungesa e tyre është shumë problematike, veçanërisht kur bëhet fjalë për punën e përditshme në Kuvend.

“Qeveria dhe koalicioni në pushtet ka përgjegjësi të bëjë që opozita të ndjehet rehat dhe në mënyrë aktive t’i jepet mundësi, veçanërisht për çështje strategjike që në fakt mungon në këtë moment”, tha Vajgëll.

Theksoi se pritje të mëdha nga procesi “Zhan Mone”, por tha se ai me siguri do të fillojë në mars, por ky nuk do të jetë Parisi. vendimet dhe konkluzionet do të merren në Kuvend.

Tema të konferencës në Kosap janë perspektiva evropiane dhe sundimi i të drejtës në vendet e Ballkanit Perëndimor.