Mickovski u takua me eurodeputetët Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, ës bashku me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikollovski dhe anëtarin e Komitetit ekzekutiv, Dragan Danev realizoi takim me eurodeputetët, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, thuhet në kumtesën e dërguar nga VMRO-DPMNE.

Në takim, siç ceket në kumtesë, u bisedua për gjendjet aktuale, për stagnimin me integrimet evropiane dhe sfidat e shtetit në planin shoqëror dhe politik.

“Angazhimet për integrim të qeverisë janë vetëm deklarative, por jo edhe thelbësore dhe mbeten vetëm në letër”, ka cekur Mickovski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së i ka njoftuar eurodeputetët me rastet e, siç ceket në kumtesë, terrorit politik të kryer nga pushteti, duke theksuar se ajo e vështirëson ambientin e përgjithshëm të funksionimit të shtetit dhe e bën të pamundur dialogun aktiv politik.

Mickovski shprehi falënderim për angazhimin e tre eurodeputetëve për zhbllokim të procesit të eurointegrimeve që paraqet angazhim strategjik të partisë, thuhet në fund të kumtesës.