Këto janë drejtorët e ri që i emëroi qeveria


Në seancën e sotme Qeveria ka emëruar drejtorët në disa institucione, transmeton aktuale.mk. Ilmi Selami është emëruar drejtor në Drejtorin e Ekonomisë së Ujërave, Bujar Dardhishta emërohet drejtor në Drejtorin për librat amë dhe Ekrem Bunjaku në Inspektoratin Teknik.

Dialogu “Zhan Mone” do të nis nga Maqedonia


Zhan Monea e Parisit do të nisë nga Shkupi, Mavrova ose Ohri. Bisedimet për dialog politik mes subjekteve parlamentare, agjendën dhe parimet partitë do t’i caktojnë në vend, ndërsa më pas për detaje do të dialogojnë në Paris. Ndonëse nuk ka datë konkrete, jozyrtarisht mësohet se takimet do të nisin nga mesi i muajit mars. […]

ERRC: Edhe dy raste të reja të abuzimit seksual në Shtëpinë “25 Maji”


Rasti me vajzën 13-të vjeçare rome R.I, e cila ka ngelur shtatzënë për shkak të përdhunimit, duket se nuk është i vetmi mes vajzave nën përkujdesje në Shtëpinë për fëmijë dhe të rinj me probleme edukative-sociale “25 Maji”. Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC), ka marrë dëshmi të ngjashme për keqpërdorim seksual nga […]

Këto janë katër propozimet për emrin e Maqedonisë, sipas Zaevit


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur për agjencin Reuters rreth propozimeve që Maqedonia i ka bërë për çështjen e emrit, shkruan Telegrafi Maqedoni. Maqedonia ka propozuar mundësi për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Propozimet janë Republika Veriore e Maqedonisë, Republika Maqedonia e Epërme, Republika e Maqedonia e Vardarit dhe Republika e Maqedonisë […]

Këshilli i Komunës së Strugës e zyrtarizoi gjuhën shqipe


Me shumicë votash dhe me parimin e badinterit, shumica e këshilltarëve në Strugë miratuan statutin e ri të Komunës, në të cilin gjuha shqipe u shënua si gjuhë zyrtare në këtë qytet. Me ndryshimin e ri, frazës “gjuha të cilën e flasin të paktën 20% e popullatës”, i shtohet “gjuha shqipe”. Këshilltarët e Aleancës kërkuan […]

Negociatat, Greqia insiston për emrin “erga omnes”


Athina zyrtare mbetet në qëndrimin fillestar për emrin: zgjidhje erga omnes, për përdorim të përgjithshëm, përfshirje të së njëjtës në Kushtetutë dhe negociata për gjithçka përfshirë edhe identitetin shtetëror dhe gjuhën. Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Canakopulos, në një intervistë për televizionin grek Alfa, tha se pozita e palës greke tashmë është e qartë . […]

PDSH kundër vendosjes së Qoseto në Sopishtë


Këshilltari i PDSH-së Bajram Bajrami në Komunën e Sopishtes ka votuar kundër vendimit që përmendorja e Qoseto të vendoset në këtë komunë. Kjo sipas tij paraqet provokim. “Pa marrë parasysh edhe pse këshilltari i Aleancës për shqiptarët Orhan Gafuri votoi pro për këtë vendim, unë propozoj që mos ta vendosin këtu sepse është provokim”, shtoi […]

ASH-ja zgjedh kryetarin e ri të degës në Tetovë


Aleanca për Shqiptarët në Tetovë zgjodhi strukturat e reja. Kuvendi i degës së Tetovës pas një mbledhje të mbajtur në selinë e Aleancës për Shqiptarët me 48 vota e zgjodhi Altrim Mamuti kryetar dege në Tetovë. Mamuti u përfol shumë ditëve të fundit se po kandidon për kreun e degës së ASH në qytetin e […]

Vdekja e lehonës, heshtje për përmbajtjen e raportit


Ministria e Shëndetësisë as sot nuk publikoi raportin zyrtar të Institutit të Mjekësisë Ligjore si dhe të Komisionit të formuar lidhur me rastin e lehonës 31 vjeçare nga Kërçova, e cila ndërroi jetë gjatë lindjes në Spitalin privat “Sante Plus”. Raporti i këtyre dy organeve për shqyrtimin e këtij rasti është gati prej një javësh […]

Blerim Bexheti kthehet ministër i Drejtësisë?


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev për mediat e vendit paralajmëroi se në pranverë do të ketë ndryshim të kuadrove dhe rikonstrouim të kabinetit të tij qeveritar. Sipas informatave më të fundit, me rikonstruimin e ri të Qeverisë së Maqedonisë do të rikthehet fuqishëm në eshallonin e parë qeveritar, Blerim Bexheti, i cili do të emërohet […]

Grubi: Duam demokraci të prodhuar në BE dhe Amerikë, jo në Rusi dhe Kinë


Dje (26.02.2018), kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, ishte nikoqir i Konferencës së 13-të të KOSAP-it. Konferenca paraqet forum parlamentar për bashkëpunim ndërmjet komisioneve për Çështje Evropiane të shteteve të parlamenteve të përfshira në procesin për stabilizim dhe asocim të Evropës Juglindore. Në vazhdim keni fjalimin […]

(VIDEO) Zaev dhe Osmani takojnë kryeministren britanike Mej


Kryeministri Zoran Zaev dhe zv/kryemnistri për çështje europiane Bujar Osmani kanë marrë pjesë në pritjen e kryeministres britanike Teresa Mej, njofton Aktuale.mk. Në takim u shfaq interes i vecantë për zbatimin e reformave në Maqedoni, si dhe për projketet e fqinjësisë së mirë. Mej ka shprehur Zavit dhe Osmanit mbështetjen për Maqedoninë në aspiratat e […]

Qeveria reformatore apo e luksit, a po vjen “jeta” për qytetarët e Maqedonisë?


Qeveria reformatore e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev erdhi në pushtet me moton: “Po vjen jeta!”, por, siç ndodh zakonisht, kjo nuk vjen me automatizëm. Është me rëndësi të mbahet kursi i paralajmëruar politik e qeverisës dhe kjo të mos anashkalohet, thonë analistët për Zhurnal, duke folur për punën e deritanishme të Qeverisë reformatore. “Çdo […]

Mediat greke: Zaev ka vendosur veto për ndryshimin e Kushtetutës


Në komentet e intervistës së djeshme të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev për “Euronjuz” mediat greke kanë shfrytëzuar deklaratën e Angela Merkel nga pres-konferenca e përbashkët në Berlin, pikërisht me të për atë se “deklaratat publike munden më shumë ta dëmtojnë procesin”. “Burimet diplomatike greke pyetjen se cili është qëllimi i potencimeve publike nga pala […]

MPB-ja e Maqedonisë ka paguar miliona euro për paditë e ngritura ndaj saj


Në shtatë vitet e fundit Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka paguar thuajse 18 milionë euro për shkelje të të drejtave të punëtorëve. Të punësuar të mëhershëm dhe të tanishëm e kanë paditur MPB-në për shkak të largimit të pabazë nga puna, shpërndarje të pabazë, për mospagesë të kompenzimeve për punë jashtë orarit dhe […]

Kotzias për emrin e Maqedonisë, kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme në kohë


Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë është deklaruar sërish rreth çështjes së emrit të Maqedonisë dhe bisedimeve që zhvillohen në këtë drejtim. Sipas tij, Shkupi kërkon një zgjidhje të lehtë, ndërsa Athina kërkon një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme. Mendoj se të dy palët pajtohemi që duhet të kërkohet një zgjidhje. Shkupi beson […]

“To Vima”: Pritje të vogla për zgjidhjen e emrit


Të jemi të kujdesshëm në pritjet për çështjen e emrit me Shkupin, kanë thënë për “To Vima” qarqe nga diplomacia greke, duke e mbështetur këtë me qëndrimin e dallimeve midis të dyja palëve, për pika të caktuara të cilat ende janë të mëdha. Gazeta, në tekstin me titull “Pritje të vogla për zgjidhjen e emrit […]

Milloshoski kundër Mickoskit: Do të marr pjesë në protestën për emrin


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, paralajmëroi se sot do të merr pjesë në protesta për të mbrojtur emrin dhe identitetin, përkundër faktit që partia e tij ka marrë vendim që të distancohet nga protesta dhe kumtuan se nuk qëndrojnë pas kësaj proteste, transmeton Zhurnal. Milloshoski, si ish ministër i punëve të jashtme, në një video […]

Protesta, Gërçeva me këto fjalë i drejtohet VMRO-së


Pas vendimit të VMRO-DPMNE-së që të mos përkrahë protestën e cila do të mbahet sot në mbrojtje të emrit dhe identitetit, ka reaguar ish deputetja Sollza Gërçeva e cila ka porositur se janë të pjekur të vetë-eksplodojnë. “Pas deklaratës së VMRO-së se vetëm mbështesin të drejtën demokratike në protesta (sikur dikush ka të drejtë të […]

Shkupi dhe Athina pozicionohen për emrin


Kushtetuta është libër vendor dhe nuk ka pasoja jashtë vendit, për shkak të së cilës nuk ka nevojë që ta ndërrojë, porositi dje kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Euronjuz. AIi konsideron se mjafton revizioni i Kushtetutës së vitit 1993, e cila u bë për shkak të ndjenjave të, siç tha miqve tanë grekë dhe […]