Shkupi dhe Athina pozicionohen për emrin


Kushtetuta është libër vendor dhe nuk ka pasoja jashtë vendit, për shkak të së cilës nuk ka nevojë që ta ndërrojë, porositi dje kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Euronjuz. AIi konsideron se mjafton revizioni i Kushtetutës së vitit 1993, e cila u bë për shkak të ndjenjave të, siç tha miqve tanë grekë dhe që të ndjehen më komod është bërë edhe revizion i dytë.

Lidhur me atë nëse identiteti është temë e negociatave, kryeministri i Maqedonisë u përgjigj negativisht. Thotë se nuk ekziston bisedë për identitetin, respektivisht për nacionalitetin, por ekziston paragraf për shtetësinë.

Në intervistën për “Shpigel”-in gjerman, Zaev thotë se pret të gjendet zgjidhje me Greqinë për çështjen e emrit dhe se nuk mund të paramendoj mossukses në bisedimet rreth emrit. Përsërit se nuk është i domosdoshëm ndryshimi i Kushtetutës dhe se marrëveshja eventuale mund të garantohet me marrëveshje ndërkombëtare. E papranueshme, ashtu siç citon, është ndryshimi i emrit të shtetit me emër i cili nuk do të përkthehet.

Aktualiteti për kontestin me emrin edhe dje nuk e rrethoi opinionin grek.

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos kërkon zgjidhje në mënyrë të përhershme dhe të fshehtë, e cila në të ardhmen nuk do të ndryshojë dhe nuk do të lë hapësirë për irredentizëm dhe se këto janë dy karakteristikat e marrëveshjes që Greqia i dëshiron me Maqedoninë. Ndërsa, opozita e cila përmes përgjegjësit për politikë të jashtme në Demokraci të Re, Jorgos Kumucakos, dërgoi kritika të ashpra deri te Qeveria greke se nuk i informon as partitë, as qytetarët, për bisedimet me emrin, ndërsa informacionet e vetme arrijnë ose nga jashtë ose nga mediat.

Sipas gazetës “Katimerini” emri, spektri i përdorimit, gjuha, identiteti, përdorimet tregtare, shkurtimet dhe akronimet janë shtatë pikat që i përmban propozimi grek në projekt marrëveshjen. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, këto në të vërtetë janë edhe pikat, që vetë Koxias i përmend, në intervistën për TV ERT shtetërore, muajin e kaluar, kur për herë të parë zbuloi se Greqia do t’i parashtrojë Maqedonisë propozim për nënshkrim të marrëveshjes.

Gazeta komenton se identiteti dhe gjuha nga pala maqedonase përshkruhet si pika për të cilat nuk negociohet dhe thotë se një çështje është nëse Zaevi do të pranojë propozim të Ciprasit dhe se Maqedonia, në një kohë të arsyeshme do të duhet t’i ndërrojë të gjitha dokumentet shtetërore personale, siç janë letërnjoftimet, pasaportat dhe patentat e shoferëve.

Mediat greke e komentuan edhe vizitën e Junkerit në Maqedoni, ku theksi është vendosur në mesazhin e Junkerit se nevojitet që të zgjidhet çështja e emrit, por edhe në atë se pas arritjes në Shkup ka vërejtur që gjërat po ndryshojnë.