Bejli: Qytetarët duhet të kërkojnë llogaridhënie


SHBA dhe Evropa i ndihmuan Maqedonisë që të dalë nga ajo që quhej krizë e thellë politike, theksoi ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, në konferencën e komisioneve parlamentare për çështje evropiane të shteteve të përfshira me procesin për stabilizim dhe asocim nga EJL – Kosap, i cili mbahet sot në Shkup.

Bejli konsideron se Maqedonia për t’i realizuar reformat deri në fund nevojitet që mbështetja e 75 për qind për hyrje në BE dhe NATO duhet të kthehet në vullnet politik. Sundimi i së drejtës, thotë ambasadori Bejli, është një nga sfidat më të mëdha me të cilën ballafaqohet vendi, ndërsa shpeshherë vendet bëhen të ndjeshme ndaj korrupsionit dhe krimit për shkak të mungesës së mungesës të sundimit të ligjit.

“Qytetarët duhet të kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe informata nga ana e institucioneve. Kjo nënkupton se qytetarët duhet të refuzojnë të kthejnë shikimin në anën tjetër kur ballafaqohen me shkelje të ligjeve apo me korrupsion, ndërsa kjo nënkupton që nuk duhet të pranohen punët ashtu si janë veçanërisht nëse përballeni me nepotizëm dhe paraqitje personale” tha Bejli.

Gjykatat në Maqedoni, konsideron ai, duhet të kenë kujdes në transparencë, sepse shumë shpesh raste të rëndësishme gjyqësore janë të mbështjella me një, siç tha, perde misteri dhe nuk është aspak e çuditshme që qytetarët nuk ju besojnë.

Çështjet e integritetit integral e lëkundin besimin. Si shembull ai theksoi rastin kur prokuroria publike mori pjesë në marrjen e vendimit në lidhje me një anëtar të familjes të një anëtari tjetër të Këshillit të Prokurorëve.

“Më duket se këtu bëhet fjalë për një situatë të konfliktit të interesave. Askush saktësisht nuk e di se çfarë ka ndodhur në këtë situatë”, tha Bejli. / ShenjaTV