Kançeska-Milevska: Nuk kam votuar për shkak të kërcënimeve,vendimet i marr në bazë të analizave


Ish-ministrja e Kulturës dhe deputetja në Kuvendin e Maqedonisë Elizabeta Kançeska-Milevska,

Pas përfundimit të seancës së sotme për rastin “Tenderët” në të cilën është e akuzuar ish-ministrja e Kulturës dhe deputetja në Kuvendin e Maqedonisë Elizabeta Kançeska-Milevska, ajo ka folur për procesin e votimit për ndryshimet kushtetuese, duke thënë se as nuk është kërcënuar e as nuk do të lejojë të kërcënohet.

“Nuk do të pranoja asgjë, nuk do të lejoja që dikush të më kërcënojë, e as unë të kërcënojë dikë, në lidhje me atë që e konsideroj si interes të lartë shtetëror. Çdo kush që më njeh mirë, e di se vendimet i marrë mbi bazë të analizave serioze. Edhe një herë do të theksoj se nuk kam qenë e kërcënuar, e as nuk do të lejojë që të kërcënohem”, tha Elizabeta Kançeska-Milevska.

Ajo shtoi se pafajësinë e saj për rastet në të cilat akuzohet nga Prokuroria Speciale, do ta kërkojë përmes gjyqësorit.

Ndryshe, në seancën e sotme për rastin “Tenderët” në të cilën e akuzuara e parë është Elizabeta Kançeska-Milevska, dëshmuan dy dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, të cilët në vitin 2011 kanë qenë të punësuar në Ndërmarrjen publike afariste për veprim me hapësirat afariste dhe publike.

Seanca e radhës për këtë lëndë është caktuar për më 25 janar.