Kamenos: Maqedonia është një dhe greke

Nuk pranojmë as Jugore, as Lindore, as Perëndimore e as Veriore, pasi Maqedonia është një dhe është greke”, ka thënë lideri i “Grekëve të Pavarur” dhe pjesë e koalicionit të qeverisë greke, Panos Kammenos.

Ai thotë se parakusht për zgjidhjet e çështjes së emrit janë ndryshimet në Kushtetutën e Maqedonisë.

“Për emrin e Maqedonisë pozicioni i “Grekëve të Pavarur” është i qartë. Nuk pranojmë asnjë zgjidhje që përmban emrin “Maqedonia”, pasi ajo është vetëm një dhe është greke. Radha është që Shkupi të bëjë ndryshime kushtetuese, pasi Greqia ka bërë hapa të mjaftueshëm”, tha Kammenos.

Ai pritet që sot të takohet me kryeministrtin grek Aleksis Tsipras, ku temë kryesore do të jetë rasti me dy ushtarët grek të arrestuar në territorin e Turqisë, ndërsa nuk dihet nëse do të diskutojnë për çështjen e emrit.

Përndryshe, gjatë ditës së enjte pritet që ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, të vizitojë Shkupin.