Kabineti qeveritar në prag të ndryshimeve të mëdha


Vendet e zbrazëta të cilat duhej të plotësoheshin në Qeveri, braktisja e djeshme e pozitës ministrore nga Samka Ibraimovski dhe bisedimet midis kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti paralajmërojnë për ndryshim më të madh në përbërjen qeveritare.

Deputeti Artan Grubi i BDI-së dje konfirmoi se kanë përfunduar bisedimet lidhur me përbërjen qeveritare, ndërsa në seancë kuvendore sot duhet të konstatohen dorëheqjet e deputetëve Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski. Kovaçevski dje deklaroi se do të jetë njeriu i parë i kombinatit të “REK Bitolla” derisa Pendarovski është zgjedhur Koordinator nacional i NATO-s.

Në vendet e tyre të deputetëve do të jenë Samka Ibraimovski dhe Dalibor Bogdanovski. Sipas Ibraimovskit, në pozitën e tij do të emërohet një rom intelektual, avokat me përvojë të madhe. Në deklaratën për mediat Kovaçevski konfirmoi se është e mundur të ketë ndryshime më të mëdha në kuadrin qeveritar, por vlerëson se duhet të prononcohet kryeministri, Zoran Zaev.

Sipas informacioneve të MIA-s, do të bëhen edhe ndryshime të tjera në përbërjen qeveritare përveç në plotësimin e vendeve të zbrazëta. Në Qeveri me siguri nuk do të marrë pjesë Aleanca për Shqiptarët, ndërsa pozitën ministrore për Shëndetësi do të marrë LSDM-ja.

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë duhet të ndodh javën e ardhshme.