Kabineti i Ivanovit : Bëhet përpjekje të diskreditohet institucioni president

Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë Veriore, Gjorge Ivanov, i përgënjeshtron plotësisht pohimet në kumtesën e sotme të LSDM-së, të cilat mendojnë se janë tendencioze dhe me shtrembërimin e fakteve me qëllim të keq, bëhet përpjekje të diskreditohet institucioni president.

“Është një ironi e madhe që LSDM-ja tenton ta fajësojë presidentin Ivanov për punë joekonomike dhe të papërgjegjshme, kur pothuajse çdo ditë opinioni i Maqedonisë tronditet nga skandalet e shumta dhe lëshimet e shkaktuara pikërisht nga ata. Vlerësojmë se bëhet fjalë edhe për një përpjekje tjetër dëshpëruese për të sulmuar presidentin Ivanov me qëllim që  të riorientohet vëmendjen e publikut nga puna imorale dhe e pandërgjegjshme e partisë në pushtet”, thuhet në kumtesë.

Gënjeshtër e madhe është, siç potencon, pretendimet se presidenti Ivanov porosit nga 700 suvenire me emrin e tij, për promovimin dhe marketingun e tij.

Nga Kabineti thonë se me qëllim të informimit të drejtë të opinionit më të gjerë, bëhet fjalë për furnizim vjetor të dhuratave për përfaqësim, që realizohet në bazë të planit vjetor, ndërsa praktikë e të gjithë presidentëve paraprak të vendit dhe pothuajse gjithkund në botë. Furnizimi publik përfshin dhurata protokollare, që blihen në pajtim me aktivitetet protokollare të presidentit, përfshirë edhe vizitat e delegacioneve të huaja, si dhe  vizitat kthyese të shteteve të huaja.