Junker në parlamentin grek: Urgjentisht duhet të zgjidhet çështja e emrit


Çështja e emrit duhet të zgjidhet mes jush, nuk jam kompetent për të dhënë ide apo udhëzime, por duhet ta theksoj urgjencën që karakterizon zgjidhja e problemit, porositi Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker nga Parlamenti grek.

“Zotëri President, para parlamentit tuaj unë do të them diçka që thashë kur isha herën e fundit në Shkup, kur u parashtrua çështja e emrit. Unë nuk jam kompetent që t’ju jap ndonjë drejtim, ide dhe udhëzime lidhur me çështjen që ju duhet ta vendosni mes jush në çdo rast. Por më lejoni të theksoj urgjencën që karakterizon zgjidhja e problemit, duke pasur parasysh rajonin e komplikuar. Kam parasysh fjalët e Çerçilit: historia që prodhohet këtu nuk mund të konsumohet, është kaq e madhe”, tha Juncker.