Junker javën e ardhshme në Shkup


Kryetari i Komisionit evropian (KE) Zhan Klod Junker më 25 shkurt, javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë njëditore në Maqedoni, njofton Medial.mk. Në kuadër të vizitës së punës është paraparë pres konferencë e përbashkët e Junkerit me kryeministrin Zoran Zaev në hapësirat e qeverisë së Maqedonisë.