Johnny Depp do të jetë kitarist në bendin e Marilyn Manson


Është e njohur miqësia midis këngëtarit Marilyn Manson dhe aktorit Johnny Depp, ata së bashku shikojnë filma, xhirojnë spote, dhe madje kanë edhe tatuazh të njëjtë në shpinë. Manson para do kohe publikoi në Tuiter se Depp mendon të jetë pjesë e bendit të tij.

Miqësia e tyre shumëvjeçare në vitet e fundit është vërejtur në fotografitë nga koncerte të ndryshme, ndërsa nga fundi i vitit 2017 është publikuar edhe spoti i përbashkët për këngën e Manson „KILL4ME“, ku Depp ka rolin kryesor.

Depp ka ardhur në Holivud që të bëhet roker, e jo aktor, dhe “roli” i kitaristit nuk duhet t’i paraqesë problem. Aktori ishte anëtar i supergrupit „The Hollywood Vampires“ (Alice Cooper, Joe Perry, Duff McKegan dhe Matt Sorum), me të cilën ai udhëtoi në botë dhe lëshoi një album.