Jankullovska kritikon gjyqësinë


Ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska është deklaruar në facebook lidhur me çështjen e ndjekjes së saj në rastin “Tanku” që hetohet nga Specialja dhe ku për këtë ish-kryeministri Gruevski u dënua me dy vite burg, ndërsa ajo po gjykohet si rast i ndarë, për shkak të shtatëzanisë.

Ajo ka thënë se po ushtrohet presion ndaj saj nga ana e gjykatëses Kacarska, e cila ka urdhëruar që të kontrollohet gjendja ime shëndetësore, edhe përkundër dokumentacioneve të dërguara në gjykatë nga ana e spitalit. Ajo thotë se është e tmerruar nga kjo kur dihet se gjendet në javët e fundit të muajit të nëntë të shtatëzanisë.

Ajo tha se në fazën e lindjes dhe pas lindjes, në bazë të ligjit do të mungojë dhe se nuk ka ndërmend të ngarkojë veten dhe se me më rëndësi për të është kujdesi ndaj shëndetit të fëmijës”, ka shkruar Jankullovska në facebook. (INA)