Arrestohet Stefço Jakimovski


Ish kryetari i komunës së Karposhit Stefço Jakimovski është dyshuar për legalizimin e truallit shtetëror që është blerë me një çmim shumë të ulët, për MIA-n deklaroi shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Vilma Ruskoska.

Sipas saj, bëhet fjalë për disa denoncime që kanë të bëjnë me punën në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, për legalizimin e objekteve të përkohshme, që më pas janë legalizuar në  mënyrë jolegale, gjithashtu në kundërshtim me ligjin.

“Bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, paragrafi 5 lidhur me nenin 45, sepse bëhet fjalë për një vepër penale në vazhdimësi”, deklaroi Ruskoska.

Ish kryetari i komunës së Karposhit dhe lideri i partisë GROM, Stevço Jakimovski sot në mëngjes është arrestuar dhe është dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup.

Janë arrestuar edhe dy persona, të punësuar në komunën e Karposhit. Aktakuzë është ngritur nga Prokuroria Themelore Publike, e cila paralajmëroi se do të japë më tepër detaje gjatë ditës.

Në hetimin e PTHP-së janë përfshirë edhe pesë persona të tjerë. Sipas paralajmërimeve të PTHP-së për tre të arrestuar do të kërkohet arrest, ndërsa për të tjerët masa sigurie.

Jakimovski u arrestua edhe vjet në gusht me kërkesë të policisë financiare për shkak të dyshimit për keqpërdorimin e pozitës zyrtare  gjatë kohës që ka qenë kryetar i komunës së Karposhit.