Ja sa avokatë janë angazhuar për mbrojtje të Gruevskit?


Nikolla Gruevski do të mbrohet me gjashtë avokatë në rastin Titanik për manipulime zgjedhore. Përveç tij, edhe Mile Janakievski ka angazhuar katër avokatë, ndërsa ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska do të mbrohet nga tre avokatë.
Kiril Bozhinovski do të mbrohet përsëri nga tre avokatë. I akuzuari Kire Todorovski, i cili ishte edhe dëshmitar në një prej rasteve të PSPsë poashtu do të mbrohet nga tre avokatë. 21 të akuzuarit e tjerë kanë nga një avokat, përfshirë këtu edhe Martin Protugjerin.

Kreu i VMRO DPMNE së ishte i pari që hyri në ndërtesën e re të Gjykatës Penale pasi prej sot ndërtesa e re është lëshuar për punë. Nikolla Gruevskin, Gordana Janklovskën, Mile Janakievskin, Ilija Dimovskin e të tjerë, do t’i gjykojë gjykatësi Osman Shabani./Express/