Ja kush u emërua zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë këtë pasdite me 61 vota “për” dhe katër vota kundër e zgjodhi ish deputetin Petar Atanasov për zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Kryeministri Zoran Zaev tha se Atansovi bashkërisht me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi do të punojë në zbatimin e reformave tek arsimi fillor dhe i mesëm, në ligjin e ri për arsim, ndërsa për momentin miratohen edhe statutet e universiteteve në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi final është që të bëjmë pragmatizëm të ri ndaj të rinjve, që fëmijëve t’ju gjendet në jetë në kuadër të nevojave të tregut dhe punës dhe ajo që paraqet pritje për të rinjtë dhe neve prindërve. Ky njeri vjen me preokupim tv plotë, me vizion të qartë për reformat që vjen nga debati që është në opinion. Besoj se metë vërtetë do të krijojmë sistem arsimor i cili definitivisht do të jetë diçka me të cilën do të krenohemi. Besoj se në mënyrë të suksesshme do ta zbatojë funksionin e tij si zëvendës Ministër i Arsimit”, tha Zaev.

Dragan Danevi nga OBRM-PDUKM-ja tha gjatë 15 muajve ka pasur shumë premtime për arsimin por nuk janë realizuar nga kjo Qeveri.

“E anuluat testimin eksterm por premtuat se do të ofroni koncept të ri për vlerësim të jashtëm për dijen dhe objektiven gjatë vlerësimit të nxënësve dhe punëtorëve të arsimit. 15 muaj presim koncept të këtillë dhe ende nuk është ofruar, ndërsa qytetarët presin realizimin e këtij koncepti. Asnjë denarë nuk është zmadhuar rroga e arsimtarëve, premtonit se do t’i zmadhoni bursat dhe se do të përmirësoni statusin e nxënësit dhe studentit, konvikte të reja…”, tha Danev.

Në vend të  deputetit Atanasov, në karrigen e deputetit duhet të ulet Snezhana Kaleska Vançeva nga lista e LSDM-së në njësinë zgjedhore 1.