Ivanovska: Do të punojmë me përgjegjësi, në mënyrë transparente dhe profesionale


Kryetarja e sapoemëruar e Komisionit të antikorrupsionit Biljana Ivanovska theksoi se do të punojnë me përgjegjësi, në mënyrë transparente, profesionale dhe sipas ligjit.

Në deklaratën për mediat tha se përbërja e re e Komisionit do të angazhohet të zhvillohet vetëdija sociale dhe personale për korrupsionin, e cila, tha është sëmundje e rëndë që e pengon sundimin e drejtësisë, demokracisë dhe realizimin e të drejtave të njeriut.

“Ajo e prish stabilitetin e institucioneve dhe e thellon dhe prish rrënjët morale në shoqërinë tonë, është e pranishme gjithnjë e më shumë, ndërsa qytetarët në mungesë të sistemit të vlerave dhe sistemit të integritetit, gjithnjë e më shumë e tolerojnë dhe e pranojnë si mënyrë për realizimin e qëllimeve të tyre. Konsideroj se duhet t’i vendosim këto sisteme që na mungojnë, ta zhvillojmë vetëdijen personale dhe sociale në mënyrën që do të punojmë   me përgjegjësi, në mënyrë transparente, profesionale dhe sipas ligjit”, tha Ivanovska.

Krahas saj, në Komision janë të anëtarë edhe: Vladimir Georgiev, Sofka Pejovska-Dojçinovska, Katica Nikollovska, Nuri Bajrami, Goran Tërpenovski dhe Shemsi Sallai. Pasdite në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ata kanë dhënë deklaratë solemne pasi që paraprakisht dhanë u zgjodhën në seancën plenare me 65 vota “pro” 10 abstenime dhe asnjë votë kundër.

Anëtarët e rinj të Antikorrupsionit kanë mandat prej pesë vjetëve, ndërsa konform autorizimeve të reja do ta përcjellin edhe procesin e ri zgjedhor në pjesën e financimit të partive politike.