Ish-presidenti Bush shtrohet në spital

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W.Bush, u shtrua në spital për shkak të një infeksioni.

Mediat amerikane raportojnë se ai është nën kujdes intensiv. Një zëdhënës i familjes tha se Bush ka marrë një infeksion që po përhapet në gjak, porse ai “po u përgjigjet trajtimeve”.

Bush ka qenë president nga viti 1989 deri më 1993.

Gruaja e tij, Barbara Bush, ka vdekur të martën e kaluar, transmeton Rel. Çifti ka qenë i martuar për 73 vjet.