Integrimi në NATO dhe BE, Zaev mbledh liderët e partive “pro” referendumit


Kryeministri mblodhi sonte në takim liderët e partive politike të cilët i japin mbështetje referendumit më 30 shtator dhe proceseve të cilëat janë në drejtim të anëtarësimit të plotfuqishëm të Maqedonisë në BE dhe NATO.
 Para fillimit të takimit Zaev sqaroi se në takim  ka ftuar liderët e partive me qëndrime pro europiane dhe pro NATO  dhe që e mbështesin referendumin. Sipas tij, Maqedonisë i nevojitet koalicion nacional kur bëhet fjalë për cështje kaq të rëndësishme për vendin.
 Në këtë takim  marrin pjesë: lideri i BDI-së, PRSD-së, PDSH-së, RDM, Lidhjes Demokratike, Të Bashkuar për Maqedoni, PAE dhe Dinjiteti. Pra, në përbërje Ali Ahmeti, Tito Petkovski, Menduh Thaçi, Liljana Popovska, Pavle Trajanov, Lube Boshkovski, Fijat Canovski, Stojançe Angellov dhe të tjerë.