Incizimet zbulojnë personat që rrahën Ziadin Selën

Incizimet e publikuara sot në seancën gjyqësore për dhunën në Kuvend më 27 prill shpalosin detajet se si është sulmuar deputeti Ziadin Sela. Në pamje shihet se ndahen disa persona nga turma dhe fillojnë ta godasin deputetin Sela. Prokurorja Ivana Trajçeva shpjegoi gjatë seancës së sotshme se këta persona që shihen janë Munir Pepiq dhe Villiam Mihajllovski.