Iliçi nga vrasës në huligan, u`a tregon gishtin e mesëm familjarëve të Almirit

Prokurorja në rastin e Almir Aliut, Kusigerska gjatë seancës së sotme gjyqësore ka kërkuar rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurive në komunikacion”.

Në bazë të Nenit 300 Paragrafi 2, gjyqi është i obliguar që ta pranoj kërkesën e Prokurorisë.

Me këtë vrasësi Boban Ilic edhe përfundimisht I ndërpritet paraburgimi dhe nga sot është në liri.

Ai pasi mbaroi seanca gjatë daljes nga Gjykata, ua tregoi gishtin e mesëm familjarëve të Almir Aliut dhe me këtë tregoi edhe një gjest huliganizmi.

Video në linkun vijues:
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1197052090424993/