Han: Përkrahje e gjërë për marrëveshjen e Prespës

 Eurokomisari për zgjerim Johanes Han i pari u prononcua në Bruksel për rezultatin nga referendumi, duke vlerësuar  se votat “për” në referendum janë të rëndësishme dhe me këtë u jepet përkrahje Marrëveshjes nga Prespa, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

“Ju uroj atyre të cilët votuan sot në referendumin konsultativ dhe i shfrytëzuan liritë e tyre demokratike. Me ‘po’ të rëndësishme, ka përkrahje të gjerë për Marrëveshjen e Prespës dhe ardhmërisë euroatlantike të vendit”, ka shkruar Han në Tuiter.