Gruevski: Më vjen rëndë të shoh sjellje të këtillë nga bashkëpunëtorët e mi të afërt


OBRM-PDUKM-ja me këtë Kongres fillon marshin drejt fitores dhe kthimit në pushtet në Maqedoni, kjo është ajo që OBRM-PDUKM e kishte plot 11 vite me suksese të shumta dhe rezultate të suksesshme. Për fat të keq, pa të dretë na u mor fitorja në zgjedhjet parlamentare dhe u shkel vullneti i popullit, tha kryetari i deritanishëm i partisë, Nikolla Gruevski.

“Më vjen keq që Kongresi i partisë duhet të organizohet në një kohë kur partia sulmohet nga jashtë, por edhe nga brena, nga anëtarët tonë. Unë jam udhëheqës i partisë për 14 vite dhe kemi 10 fitore zgjedhore. Në këto vite të suksesit u përkushtova i tëri për partinë dhe shtetin, duke hequr dorë nga mundësi më të këndshme, duke u vënë në stres dhe pakënaqësi. Mbeta i fuqishëm dhe stabil edhe pas goditjeve më të rënda, dhe më vjen rëndë, kur do të shohin sjellje të këtillë të bashkëpunëtorëve të mi të afërt të cilët janë në trysni”, tha Gruevski.