Gruevski kërkon liri urgjente për deputetët e VMRO – DPMNE


Protestës që po zhvillohet mesditën e sotme përpara Gjykatës Penale në Shkup i është bashkuar edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Protesta mbahet kundër arrestimit të 36 personave që akuzohen për ngjarjet e dhunshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit të këtij viti. Forca të shtuara të policisë vërehen nëpër rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë.

Sot në mëngjes policia arrestoi 36 persona, funksionarë dhe aktivistë të partisë në opozitë, VMRO-DPMNE, lidhur me ngjarjet e dhunshme mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend. Mes të arrestuave është ish-kreu i Byrosë së Sigurisë Publike Mitko Çavkov, aktualisht deputet në parlament i partisë së Gruevskit.