Grabitës të armatosur kanë vjedhur “Hallk Bank”


Në MPB-n në Shkup, sot rreth orës 13:00 u raportua se në rrugën “Jadranska Magistralla” (Magjistralia e Adriatikut), autorë të panjohur kanë plaçkitur dhe duke kërcënuar me armë nga kasaforta kanë marrë një shumë të pacaktuar parash, potencuan nga MPB-ja.

Ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit.

Sipas informatave paraprake është vjedhur ekspozitura e “Hallk Bankës” rrugës për në Kaçanik drejt Vizbegut, kur pesë persona të armatosur kanë hyrë në bankë dhe i kanë kërcënuar të punësuarit, e më pas kanë marrë një shumë të pacaktuar parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me automobilin, me të cilën kishin ardhur para se ta kryenin grabitjen.