Gjykimi për “TNT” do të vazhdojë më 9 shkurt


Gjykimi për rastin “TNT” i PSP për shembjen e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për të Ardhme Evropiane, Fijat Canovski do të vazhdojë më 9 shkurt. Paraprakisht më 2 shkurt, mbrojtja duhet t’i ndërmerr nga gjykata të gjitha materialet dëshmuese të parashtruara nga PSP-ja. Siç theksuan prokurorët bëhet fjalë për 26 audio incizime nga biseda telefonike, 50 sms mesazhe dhe një ekspertizë.

Mbrojtja paraprakisht kërkoi që të anulohet fjalimi i saj hyrës derisa nuk i merr materialet nga gjykata. Këshilli gjyqësor e refuzoi këtë, pas së cilës avokatët u dakorduan të japin fjalim hyrës që do të jetë plotësues pasi që do t’iu deponohen të gjitha dëshmitë – audio incizime, sms mesazhe dhe një ekspertiza.

Mbrojtja theksoi se në procedurë do të dëshmojnë se asnjë nga të pandehurit nuk e ka kryer veprën për të cilën ngarkohet dhe se kjo nuk ekziston. Pohojnë se do të dëshmojnë dhe se ndërtimi i “Kosmosit” ka qenë jashtë proceseve ndërtimore dhe si i tillë është dashur të shembet. Avokatët vunë re edhe se fjalimet hyrëse i jep në pozicione jo të barabarta dhe jo të drejta me PSP-në.

Të gjithë shtatë të akuzuarit, midis të cilëve edhe ish-kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i komunës të Gazi Babës, Toni Trajkovski, u deklaruan si të pafajshëm lidhur me lëndën “TNT”.

Sipas PSS-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale urrejte politike me rrënimin e kompleksit të oponentit të tyre politike Fijat Canovski. Prokurorët theksuan se aktakuzën do ta vërtetojnë përmes argumenteve dhe provave materiale të grumbulluara, si dhe dëshminë e personave dhe ekspertëve. Sipas PSP-së, me procedurën e rrënimit është shkaktuar dëm prej 16 milionë eurosh, ndërsa në mënyrë shtesë në buxhetin e komunës së Gazi Babës është bërë një dëm prej tre milionë denarësh. Canovski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesë për dëmin e shkaktuar.

Gruevski, Janakieski, Trajkovski dhe katër të akuzuarit e tjerë Elizabeta Najdovska, Naser Alev, Marika Zafirovska dhe Aleksandra Dimitrieva, para gjykatës thanë se janë të pafajshëm.

Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e përgjuara në rastin “TNT” të mund të përdoren si argumente në procedurën gjyqësore