Gjykata në Budapest e refuzoi ekstradimin e Gruevskit


Илустрација

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk do të ekstradohet nga Hungaria. Kështu ka vendosur Gjykata në Budapest pasi, siç njoftuan mediat hungareze, nuk janë plotësuar kushtet për ekstradimin e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mediat në Hungari publikuan fotografi dhe video të Gruevskit në gjykatë, ku ai në sallën e seancës ulet me syze dielli dhe kapelë. Një pjesë e mediave në Hungari publikuan se Gruevski herët në mëngjes është arrestuar për sjelljen e vendimit për kërkesën për ekstradim, ndërsa gjatë ardhjes në gjykatë ai ka shkuar me duart e mbuluara me pallto, i shoqëruar nga dy persona.

Autoritetet hungareze javën e kaluar e kanë informuar Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut se e kanë pranuar kërkesën e kompletuar për ekstradim.

Gruevski pasi ishte dënuar me dy vjet dënim burgim për lëndën e PSP-së “Tanku” u arratis dhe mori azil në Hungari.

Prokuroria publike e akuzon Gruevskin për organizimin e dhunës më 27 prill në Kuvend, ndërsa Ministria e Drejtësisë deri të autoritetet hungareze e dërgoi ekstradimin e ri edhe për këtë lëndë.