Gjykata e liron Buçkovskin nga të gjitha akuzat

Gjykata Supreme ka shfuqizuar vendimet e mëhershme kundër ish kryeministrit Vllado Buçkovski, dhe tani ai është liruar nga të gjitha akuzat për vepra penale, shkruan Fakte. Vendimet janë anuluar edhe për ish shefin e armatës Metodi Stamboliski dhe për persona tjerë nga Ministria e mbrojtjes.

Buçkovski dhe të tjerët ishin të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi në kohën kur ai ka qenë ministër i mbrojtjes, janë blerë pjesë rezervë për tankset T55 në procedurë joligjore, me çka i ishtë bërë dëm buxhetit shtetëror 2 milionë euro./Gazeta e Pavarur