Gara presidenciale, nga ministra aktual e deri në biznesmenë?!


Më 12 të këtij muaji, presidenti Gjorge Ivanov do të fillojë të numërojë vitin e fundit të mandatit të tij të dytë, pasi katër vjeçarin e rizgjedhjes së tij (më 27 prill 2014) e shënoi me një precedent të ri të kohabitimit- duke propozuar Dimitar Bogovin edhe për një mandat të guvernatorit.

Me faktin se zgjedhjet e gjashta presidenciale duhet të mbahen në 60 ditët e fundit të mandatit të shefit të deritanishëm të shtetit, partitë politike po fillojnë përgatitjet e garës.

Me faktin se partitë në pushtet gjithmonë janë në pozicion më të favorshëm kur zgjidhet presidenti i shtetit, informacionet thonë se në taborin rreth “Bihaqkës” po rriten gjithnjë e më shumë pretendentët për funksionin e presidentit.

Stevo Pendarovski i cili më 2014 kaloi relativisht mirë, dhe kësaj here vlen si një nga zgjidhje më serioze në zgjedhjet vijuese. Në këtë rast, nuk përjashtohet mundësia që në garë të futet edhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, njofton Nezavisen.mk.

Si pretendentë për këtë pozitë nga partia maqedonase në pushtet përmenden edhe zv/kryeministri Koço Angjushev dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, si dhe disa biznesmenë mes të cilëve edhe Trifun Kostovski.

Ndërkohë, në kuluaret opozitare si kandidat i mundshëm për shef të shtetit përmendet Trajko Sllaveski, profesor universitar dhe ministër i Financave.

Vlerësimet janë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të jenë test i madh për LSDM-në dhe VMRO-në, por edhe për partitë në bllokun shqiptar, transmeton Medial.mk.

Nga ky aspekt nuk përjashtohet mundësia për pjesëmarrje të përbashkët të LSDM-së dhe BDI-së si partner qeveritar, marrë parasysh bashkëpunimin që kishin në zgjedhjet lokale, veçmas pasi integristët për herë të parë morën pozitën e të parit në Kuvend.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në vend duhet të mbahen në prill të vitit 2019.

/Medial.mk/