Fotoja e Gruevskit është publikuar në faqen e MPB-së

Fotografija e ish kryeministrit Nikolla Gruevski është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, gjegjësisht në kategorinë e personave të pakapshëm për policinë për të cilët është lëshuar urdhër arresti.

Për momentin nuk ka informacione se ku është Gruevski dhe a e ka gjetur policia. Nga MPB thonë se do ta njoftojnë opinionin menjëherë pasi që të kenë informacione konkrete.