Foto shokuese/ Fëmija shikon prindërit pa ndjenja në makinë, ajo që ka ndodhur është e tmerrshme


Kjo foto është publikuar nga policia e Ohajos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në të tregohen dy prindër që kanë humbur ndjenjat në makinë ndërsa fëmija mbrapa i vështron.

Çifti është gjetur nga policia në një gjendje të tillë dhe janë shpëtuar pas ndihmës së shpejtë mjekësore.

Por më pas policia mësoi se burri dhe gruaja ishin katandisur në një gjendje të tillë për shkak të përdorimit të heroinës.

Policia e ka shpërndarë këtë foto si mesazh sensibilizimi për të treguar pasojat e përdorimit të drogës. / Albanian Free Press Online