(FOTO) Bujar Osmani shqiptari i parë nga Maqedonia që takohet me Angela Merkelin


Zv.kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani është shqiptari i parë nga Maqedonia që sot është takuar me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, takim me Angela Merkel – lidere e shtetit aktualisht më të fuqishëm evropian. Mbështetja të cilën e marrim si shtet nga Gjermania është bazë e optimizmit tonë evropian. Vizita në Berlin po bëhet në momentin vendimtar për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë, dhe prandaj për ne është me rëndësi historike” ka shkruar Osmani

Bujar Osmani në takim me Angela Merkë është bashkë me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministrat Dimitrov dhe Sheqerinskën.