Fëmijët e lënë në automjet në Lisiçe të Re do të lëshohen nga Klinika për fëmijë, është kontaktuar Qendra për kujdes social

Dy fëmijët (një fëmijë vajzë në moshë shtatë vjeçare dhe një fëmijë djalë në moshë katër vjeçare) të cilët mbrëmë u lanë vetë në automobil në një parking në lagjen Lisiçe e Re të Shkupit, pas së cilës policia me reagim të qytetarëve i ka nxjerrë nga automjeti dhe me automjet të Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të lëshohen. Është kontaktuar Qendra për kujdes social dhe procedura edhe mëtej zhvillohet sipas ligjit.

Këtë sot e deklaroi mjekja Vesna Miceska nga Reparti për pulmologji , i cili tha se nëna është me fëmijët në Klinikë.

Potencoi se fëmijët gjatë pranimit në Klinikë kanë qenë të dehidruar, që nuk ka qenë pasojë e qëndrimit në automobil, kanë lënë përshtypje të fëmijëve të lënë pas dore, (me rroba të papastra, të palarë) në vetëdije, të frikësuar dhe të vetëdijshëm me parametra vilate në rregull.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se arsye kryesore për rezultatin fatal të mbylljes së fëmijëve në automjet është nxehtësia dhe dehidrimi dhe të gjitha pasojat deri te të cilat vjen si pasojë e qëndrimit të gjatë në hapësirë të mbyllur gjatë temperaturave të larta.