Fatmir Besimi Guvernator i Bankës Popullore?


DI po përgatit ish-Ministrin e Ekonomisë, të Mbrojtjes dhe Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane Fatmir Besimin, i cili aktualisht këshillon Kryeministrin Zoran Zaev për guvernator të ri të Bankës Popullore pas përfundimit të mandatit të Dimitar Bogov në muajin mars, transmeton Fokus, përcjell aktuale.mk.

Sipas burimeve të larta nga partia shqiptare në pushtet, BDI beson se Besimi është një vendim i shkëlqyeshëm për këtë pozicion, pasi është staf profesional.

Përveç kësaj, të njëjtat burime thonë se zgjedhja e Besimit, i përgjigjet kontekstit dhe konstelacionit politik, sepse propozimi për kreun e BPRM-së vjen nga presidenti Gjorge Ivanov ndërsa e zgjedh parlamenti.

Guvernatori aktual Bogov u zgjodh me 62 vota në mars të vitit 2011 me propozim të Ivanovit.