Europarlamenti miratoi heqjen e llogaritjes sezonale të kohës


Parlamenti Evropian sot e miratoi propozimin për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, por vendimin përfundimtar për këtë duhet ta miratojë Komisioni Evropian.
Eurodeputetët kërkojnë që Komisioni Evropian ta mbështetë propozimin e tillë, i cili deri më tani mbetej në qëndrimin për mbajtjen e llogaritjes sezonale të kohës.

“Jam shumë i kënaqur që pas disa viteve diskutime në nivel të Komitetit në Parlamentin Evropian, ku unë janë anëtari i vetëm i Irlandës, propozimi u debatua dhe u votua sot në Parlament”, deklaroi eurodeputeti Shon Keli.

Ai kërkoi nga Komisioni Evropian të dalë me rekomandim që t’i jepet fund ndryshimit të llogaritjes së kohës dy herë gjatë vitit.