Emri, Republika e Maqedonisë së Krushevës në lojë?


Pas mos suksesit që të bien dakord Maqedonia dhe Greqia për propozimin e ri për emrin “Republika Ilindenska Makedonija”, Athina dhe Shkupi vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje universale për çështjen e emrit, shkruna në numrin e sotëm gazeta greke Kathimerini në një koment me titull “Edhe një emër në tavolinë”, duke theksuar kështu se ekipet e kyqura në bisedime janë kthyer tashmë që të debatojnë për katër propozimet e ndërmjetësit Nimic, informon MEDIAL.

Në këtë koment të gazetës greke “Kathimerini” thuhet se emrat për të cilat është diskutuar deri më tani “Gorna Makedonija” ose “Nova Makedonija” paraqesin një të ardhme të dyshimt për gjetjen e një zgjidhjeje, paso qeveria e Zoran Zaevit refuzon që të pranojë përdorim të përgjithshëm të emrit (Erga Omnes), që është e kusht i palës greke.

Sipas burimeve të sigurta të përditshmes greke “Kathimerini” gjatë raundit të fundit të bisedimeve temë diskutimi ka qenë edhe një emër i ri që ka të bëjë me Krushevën dhe Republikën e Krushevës, e shpallur gjatë Kryengritjes së ilindenit gjatë vitit 1903.

Kjo gazetë ka shkruar se nëse Maqedonia dhe Greqia dëshirojnë vërtet të gjejnë zgjidhje për emrin, të dyja palët duhet të bëjnë një s’prinit të vërtet diplomatik para Samitit të komisionit Evropian që do të mbahet me datë 28 qershor të këtij viti.