“Emri”, beteja zhvillohet rreth ndryshimeve kushtetuese


Intervenimi në Kushtetutë për momentin është i pamundur dhe këtë Greqia e din shumë mirë, konsideron profesori universitar, Nano Ruzhin. Sipas tij, për Athinën nuk mund të ketë garanci se eventualisht ndonjë Qeveri tjetër e cila do të vinte në pushtet pas një periudhe, nuk do ta ndryshojë vendimin e këtillë kushtetues. Paralajmërimet e fuqishme nga pala greke se problemi me emrin mund të zgjidhet vetëm me ndryshimin e Kushtetutës, sipas Ruzhin janë për përdorim të brendshëm dhe për t’i kënaqur kërkesat e opinionit në Greqi.

Alternativa më e mirë dhe gjëja më e garantuar mund të jetë një marrëveshje dypalëshe mes Athinës dhe Shkupit për emrin, emër i përbërë ku do të figurojë edhe termi Maqedoni si i veçantë. Se a do të jetë e epërme, Veriore, apo e re, kjo është irelevante. Në rast të një marrëveshje dy palëshe, ai nuk mund ta ndryshojë, sepse duhet pala tjetër ta pranojë ndryshimin, ndërsa Greqia nuk do të pranonte diç të tillë – tha Nano Ruzhin, profesor universitar.

Profesori universitar, Lupço Ristovski konsideron se Maqedonia duhet ta hedhë poshtë kërkesën për ergaomnes, që për të është përfshirje dashakeqe në punët e brendshme. Përcaktimi gjeografik sipas tij duhet të jetë para fjalës Republikë, që mos të cenohet korpusi identitar i Maqedonisë.

Ndërmjetësi Nimic e din mirë se çdo përfshirje në punët e brendshme të shtetit tjetër, është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Do të thotë, grekët nuk do të mund të qëndrojnë dhe kjo pozitë maksimaliste me të cilën e ngritin pragun e pritjeve të pjesës ekstreme të opinionit grek ta hedhin poshtë. Më duket se nuk do ta hedhin poshtë, por këtë e kanë kalkuluar. Qëllimi final do të jetë, ja nuk u morën vesh në këtë pjesë dhe si rrjedhojë nuk do të mundemi ta heqim veton për anëtarësim në NATO – deklaroi Lupço Ristovski, profesor universitar.

Bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë morën format të ri, gjegjësisht komunikim direkt në nivel të ministrave dhe kryeministrave. Maqedonia si gjest për përmirësimin e raporteve tashmë ndryshoi emrat e aeroportit dhe autostradës. / Alsat – M