Edhe shkollat e mesme i bashkohen protestës në Tetovë

Protesta e djeshme e studentëve vlerësohet si shumë e suksesshme nga nismëtarët e protestës, pasi sipas tyre vetëm brenda tre orëve të protestës dhe me paraqitjen para Universiteteve i morëm tre DEKLARATA nga MINISTRIA E ARSIMIT, UEJL dhe UT. Andaj të dashur student, ky ishte Zëri ynë , nesër ju ftojmë në shesh përsëri të shpalosim Ultimatumin për plotësimin e kushteve të domosdoshme, pa negociata dhe atë në afat një Javor, thuhet në njoftimin më të ri të shpallur nga studentët e revoltuar.

Prandaj sot të gjithë në sheshin Iliria në Tetovë, në ora 13:00, edhe më të shumtë në numër të artikulojnë edhe më qartë vendosmërinë tonë për të ndryshuar këtë gjendje.

Bashkë me apelin për të ju bashkangjitur protestës sonë, kërkojmë edhe sjellje të qetë dinjitoze duke treguar qytetari gjatë gjithë kohës së mbajtjes së protestës.

Njëkohësisht ftojm edhe nxënësit e shkollave të mesme të na bashkangjiten sepse ata nesër do të jenë studentët e ardhshëm të këtyre Universiteteve që duhet të gëzojnë kushte më të mira,

Poashtu, edhe apelojmë qartë deri te partitë politike që ti kenë duart sa më larg nga organizimi ynë, pasi që Protesta organizohet nga studentët dhe jo nga partitë politike, po kushdo që na mbështet është i mirëseardhur duke respektuar me përpikshmëri rendin që kemi vendosur në studentët.

Të gjithë së BASHKU të protestojmë edhe më zëshëm

Te SHESHI Iliria në Tetovë në ora, 13:00

Ju mirëpresim!