Dymbëdhjetë ministra për 18 vite e kanë udhëhequr Ministrinë e Arsimit

Dymbëdhjetë ministra për 18 vjet e kanë udhëhequr Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë. Secili ministër këtë post e ka mbajtur mesatarisht nga një vit e gjysmë. Më gjatë ka qenë ministër Aziz Pollozhani (3 vjet e 10 muaj, nga 1 nëntori 2002 deri më 27 gusht 2006), ndërsa më shkurt ka qenë Gale Galev, vetëm katër muaj (korrik deri nëntor 2000), informon Koha.

Kjo është ministria ku më së shpeshti është ndryshuar ministri. 11 ministra e kanë udhëhequr Ministrinë e Ekologjisë, 9 shëndetësinë, 8 kulturën, 7 transportin dhe lidhjet dhe financat, 6 ministra punë dhe politikë sociale.

Arbër Ademi është ministër aktual i arsimit.

Foto: (Koha)