(Dokument) Deputetët e BDI-së dorëzojnë nismën për hetim të rastit Almiri


Deputetët e Grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim sot në Kuvend u takuan me familjarët e Almirit Aliut.

Në marrëveshje me prindin dhe avokatin, Deputetet e BDI-së inicuan themelimin e Grupit Parlamentar të Punës, ku do të rishikohet i gjithë rasti për Almirin.

Avokati i familjes Aliu, Alispahiq, njoftoi se pret që në këtë proces do të zbardhen të gjitha shkeljet procedurale dhe padrejtësitë e bëra nga Prokuroria.

Iniciativa për formimin e Grupit Parlamentar të Punës u dorëzua dhe arkivua qysh sot, me të njejtën form si grupi punues për rastin e Sopotot, ndërsa kërkojmë mbështetje të të gjitha partive, me qëllim që ky proces të mos marrë kahje politike, partiake apo etnike.