Dita për mysafirë të lartë në “Krivolak” në aktivitetet stërvitore të Armatës së SHBA-së

Në poligonin e armatës “Krivolak” sot do të realizohet programi për Ditën për mysafirë të lartë dhe ditë e hapur për mediumet e aktiviteteve stërvitore të cilat i kryejnë pjesëtarët e Armatës së SHBA-së, të cilët janë pjesë e grupit multinacional luftarak Lindja nga përbërja e “KFOR”-it.

Në Ditën për mysafirë të lartë do të demonstrohen aktivitete stërvitore me qitje nga armët e këmbësorive me mbështetje artilerike, si dhe aktivitete fluturuese me helikopterë UH-60  të cilët janë pjesë e aktiviteteve stërvitore të cilat realizohen në Krivolak në periudhën nga 1 deri më 23 mars të vitit 2019.

Në ditën për mysafirë të lartë do të marrë pjesë komandanti i forcave të KFOR-it, gjeneral majori Lorenco D’Adario, komandanti i Komandës së Bashkuar Operuese (KBO), gjeneral majori Pavle Arsovski dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, SHM, Ambasada e SHBA-së, përfaqësues nga vetëqeverisja lokale dhe mysafirë të tjerë.

Kjo është hera e dytë prej kur Poligoni i armatës “Krivolak” e demonstron kapacitetin e vet për kryerjen e trajnimeve dhe qitjeve nga ana e Forcave të armatosura të SHBA-së.

Nga ARM-ja informojnë se në periudhën e mëtutjeshme do të vijojë një fazë më intensive e shfrytëzimit të këtij poligoni ushtarak, jo vetëm nga ana e njësiteve tona të armatës, por edhe nga ana e aleatëve tanë me çka do të konfirmohet edhe mundësia e kontributit tonë ndaj NATO Aleancës.