Dimovski: Nuk do të kandidohem për lider të VMRO-DPMNE-së, madje edhe nëse shtyhet kongresi

Ilija Dimovski sonte para mbajtjes së Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së deklaroi se nuk planifikon të kandidohet për kryetar të partisë madje edhe nëse shtyhet kongresi.

“Nuk planifikoj të parashtroj kandidaturë madje edhe nëse shtyhet kongresi sepse qëndrimi im nuk bazohet në çështjet personale. Qëndrimi im bazohet në çështje të konceptueshme. Mendoj se VMRO-DPMNE-ja duhet mbledh forca për të treguar më shumë pjekuri se LSDM-ja. Duhet të tregojë koncept i cili do të thotë transparencë më të gjerë, demokraci të madhe, çiltërsi…”, deklaroi Dimovski,

Sipas Antonio Milloshovskit, i cili është njëri prej nënshkruesve të letrës së hapur, partisë i duhet kongres kredibil për zgjedhje legjitime të kryetarit. “Kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së pa dallim se kush do të jetë, nuk duhet ta ketë hipotekën e kryetarit marionetë. Prandaj mendojmë se të gjitha mangësitë dhe dyshimet e mundshme duhet të largohen para se të mbahet kongresi në të cilin anëtarësia më e gjerë do të japë zgjedhje sovrane”, deklaroi Milloshovski para seancës së KE-së së VMRO-DPMNE-së.

Në lidhje me statusin në Fejsbuk të liderit në dorëheqje Nikolla Gruevski në të cilin ai thekson se vendimi për kongresin është sjellë njëzëri, Dimovski deklaroi se kanë votuar për mbajtjen e kongresit në muajin dhjetor, por në ndërkohë kanë marrë informacione për zgjedhje jokorrekte dhe jodemokratike midis kandidatëve, për çka angazhohen për datë të re.