Derkovski: Orari i kandidatëve presidenciale me siguri do të konfirmohet nesër


KSHZ-ja e filloi seancën ku duhet të konfirmohet nëse kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë të rregullta dhe në pajtim me ligjin, pasi veçmë janë parashtruar ato të kandidatëve të LSDM-së dhe koalicionit, VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të opozitës shqiptare, Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova dhe Blerim Reka.

Komisioni për kontroll do të marrë vendim për konfirmimin e kandidaturave, me çka Pendarovski, Siljanovska dhe Reka edhe zyrtarisht do të bëhen kandidatë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski sot para fillimit të seancës deklaroi se ai nuk pret se do të ketë probleme në kandidaturat.

Paralajmëroi se KSHZ-ja do të dalë me kumtesë se me siguri janë konfirmuar kandidaturat për tre pjesëmarrës në garën presidenciale.

Prej nesër vijojnë afatet tjera, mes të cilave edhe afati për përcaktimin e orarit të kandidatëve, Derkovski theksoi se me siguri që nesër me short do të konfirmohet ai orar, ndërsa prej 1 prillit edhe zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet presidenciale.

“Ne si KSHZ nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, 8 shkurti e deir tani kemi bërë gjithçka me qëllim që në aspektin organizativ zgjedhjet të zhvillohen në rendin më të mirë të mundur dhe do të vazhdojmë me organizimin deri ditën e zgjedhjeve”, tha Derkovski.

Edhe një herë apeloi deri te të gjithë pjesëmarrësit në fushatë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë korrekte, të paraqesin garë e vërtetë politike të ideve, me qëllim që të ketë zgjedhje kristal të pastërta, të cilat do të thonë një plus më tepër për zhvillim të kapacitetet demokratik në shtet.

Të gjitha tre kandidaturat janë parashtruar me përkrahje të një grupi të zgjedhësve. Për zyrtarizimin  e kandidaturës presidenciale nevojitet që kandidatët të parashtrojnë minimum 10.000 nënshkrime të qytetarëve ose 30-të të deputetëve.

Të gjithë tre kandidatët, siç tha Derkovski, e kanë pasur minimumin e nevojshëm të nënshkrimeve që duhej të mblidhen dhe shtoi se nuk do të ketë kurrëfarë problemi për konfirmimin e kandidaturave.

Duke marrë parasysh atë se pasi të konfirmohen kandidaturat e tyre, ata edhe zyrtarisht bëhen pjesëmarrës në garën për zgjedhjet presidenciale. Derkovski theksoi se ata deri më 1 prill duhet të përmbahen nga paraqitjet publike, deklarata, pasi e tërë kjo do të thotë fushatë.