Deputetja e VMRO-së Boneva e dëmtoi buxhetin me 100.000 euro


Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot ka hapur hetim me emrin “Drumarina” për harxhimet rrugore të ish-deputetës së VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva, njofton Portalb.mk.

Prokurorja Fetime Fetai tha se e dyshuara nga 25 qershori i vitit 2011 deri më 16 dhjetor 2015 te shërbimet e Kuvendit ka dorëzuar llogari të rrejshme për pikpagesa. Hetimi i PSP-së ka treguar se Boneva ka pasur edhe banesë në Shkup dhe në atë periudhë ka dorëzuar llogari për pikpagesa për gjithsej 843 udhëtime me veturën e saj.

“Analiza e kryer tregon se nëse udhëtimet do të ishin bërë në mënyrë reale e dyshuara do të bënte 235.928 kilometra, por sipas dëshmive ka kaluar 133.520 kilometra”, tha Fetai.

Sipas hetimit, Boneva e ka dëmtuar buxhetin me 5.973. 802 denarë ose 100.000 euro